16 Shtator 2016 - 22:00
Gjendja e saj vazhdon të jetë për gjynah. E kësaj radhe ka qenë profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, që ka alarmuar për situatën. Ai ka shkrepur dy fotografi në të cilën shihet bërlloku që ka mbuluar hapësirën përreth monumentit gjashtë shekullor që shteti e mbron me ligj.
Vetëm pak kohë më parë, në fund të muajit gusht Koha kishte raportuar se si ky monument i vjetër, restaurimi i të cilit ka ngelur në gjysmë, është kthyer në strehë për narkomanët e për zhvillimin e prostitucionit.
Kësisoj ajo është bërë çerdhe e së keqes. Qysh kur nisi restaurimi i saj në 2011 me qëllimin për të ruajtur gjurmët e kohës, ajo ka mbetur pa përkujdesje dhe bazuar në atë që thotë Bashkësia Islame, xhamia po shfrytëzohet për prostitucion dhe narkomani, raportonte KTV më 24 gusht të këtij viti.
Këtë shqetësim e kishte ngritur përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli, në takimin që po diskutohej për sigurinë në vend, i cili ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që ta zgjidhë këtë problem.
Pretendimet e Gjigollit i ka vërtetuar edhe u.d. i komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Rexhep Sijarina, i cili ka pranuar se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë hasur në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...