16 Shtator 2016 - 21:01
Situata duket alarmante. Sipas asaj që e pash në teren, mbi 100 raste të infektimit, e dhjetëra lopë janë groposur, nga sëmundja gungore e lëkurës. Sot me ekspertët e bujqësisë, Hajrush Suka e Sami Kryeziu dhe sekretarin organizativ të AAK-së në Therandë, Idriz Selimaj vizituam fermerët në Sallagrazhdë, Mushtisht, Maqitevë e Vraniq ku e hasëm një gjendje të mjeruar nga përhapja e kësaj sëmundje”, ka shkruar Muharremaj, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka qenë neglizhente, duke lejuar që të arrijmë të kjo situatë ku fermerët po humbin shumë.
Shqetësuese, sipas Muharremajt, është edhe fakti se Komuna e Suharekës, edhe pse është informuar që nga korriku, për paraqitjen e kësaj sëmundje dhe ka qëndruar duarkryq përpallë kësaj situate, transmeton Koha.net.
“Neglizhenca si nga Qeveria qendrore, po ashtu edhe nga ajo komunale është për të ardhur keq, dhe është skandaloze. Si qytetarë, por mbi të gjitha si deputet, apelojë që tu dilni në ndihmë fermerëve e të mos pësojnë humbje edhe më shumë në gjedhët e tyre, sepse tek shumë nga ta, është i vetmi burim i të ardhurave”, ka përfunduar Muharremaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...