16 Shtator 2016 - 19:30
Ndryshe nga herë të tjera, kur në takim ishin vetëm PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma, këtë radhë atyre iu bashkua edhe Lëvizja Vetëvendosje me Aida Dërgutin e Driton Çaushin.
Gjatë ditës, Vetëvendosje nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje, por në emisionin në Interaktiv një natë më herët, Dardan Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje u bë pjesë e takimit, por qëndrimet për demarkacionin mbeten të njëjta.
Ndërkohë, Bilall Sherifi i Nismës, që ishte pjesë e takimit, e ka quajtur veprim të mirë atë të Vetëvendosjes.
Sherifi ka paralajmëruar edhe takime të tjera të këtij niveli, e më vonë edhe në nivel liderësh. Ka treguar se në përpilim e sipër, është një deklaratë që pas konsensusit, do të ketë nënshkrimet e të gjithë liderëve politikë, natyrisht nëse të gjithë pajtohen.
Ai ka treguar se njëra ndër pikat e specifikuara aty, do të jetë që të mos procedohet marrëveshja për demarkacion në formën aktuale.
Në këtë takim ishin edhe Xhavit Haliti i PDK-së bashkë me Elmi Reçicën, Arban Abrashin me Muharrem Sfarqën nga LDK-ja, ndërsa Ardian Gjini e Muharrem Nitaj nga AAK-ja. Ndërkohë, KTV-ja merr vesh që një takim i liderëve, ka gjasë të ndodhë në fundin e javës që vjen, pasi disa nga liderët do të jenë për udhëtim në New York.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...