Kërkohet dorëheqja e Grabovcit edhe nga posti i deputetit [video]

16 Shtator 2016 - 19:13      

Grupi i qytetarëve, #Protestoj, ka vazhduar edhe më tej aksionet, duke shprehur zërin e tyre kundër përgjimeve, raporton KTV.

Protestuesit, aksionin e kanë vazhduar para prokurorisë së shtetit, tek e cila para dy ditësh, është marrë në pyetje, protagonisti i përgjimeve, Adem Grabovci, transmeton Koha.net.

Qytetarët protestues thanë se Grabovci gjatë paraqitjes në prokurori për intervistim, është tallur.

Njëra nga organizatoret, Saranda Sylejmani, deklaroi se janë hapur dyshime të reja nga këto deklarata të Grabovcit. Sylejmani ka kërkuar nga Prokurorja, Drita Hajdari , prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani, që të tregojnë se për kë e kishte fjalën Grabovci, kur deklaroi se kishte ardhur në Prokurori për të bërë disa emërime.

Ajo, më tej tha se duke pasur parasysh skandalet e “Pronto 2”, dhe emërimet që ka bërë Grabovci në pozitat kyçe shtetërore, nuk përjashtohet një mundësi që të ndodhë edhe një herë, e sidomos kur thuhet nga vetë ai.

Ky grup protestues ka kërkuar dorëheqjen e Grabovcit edhe nga posti i deputetit. Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi edhe për eprorët e tij partiakë e shtetërorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...