Avokati beson se në deklaratën e Fuad Ramiqit s’ka bazë për dënim [video]

16 Shtator 2016 - 19:11      

Ka mjaftuar një deklaratë publike në mbrojtje të Shefqet Krasniqit, që Fuad Ramiqi të akuzohet për thirrje për rezistencë.

Ramiqi, deklaratën e kishte bërë më 4 shtator 2014, kur ishte bastisur e më pas shoqëruar në polici, atëherë imami i Xhamisë së Madhe, Krasniqi. Ai, atëherë në cilësinë e udhëheqësit të subjektit politik “Lisba”, kishte thënë se nuk do të rrinë duarkryq, ndaj terrorit që po u bëhej myslimanëve, raporton KTV.

Por për avokatin e Ramiqit, Skender Musa, kjo deklaratë nuk përbën thirrje për rezistencë, dhe aktakuza sipas tij, politike, do të hidhet poshtë nga gjykata.

Përveç Ramiqit, i akuzuar për thirrje për rezistencë, Prokuroria Speciale të enjten bëri të ditur se kanë ngritur aktakuzë edhe ndaj 4 personave të tjerë, kryesisht ish-imam.

Bedri Robaj dhe Idris Bilibani akuzohen për veprën penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste ndërsa Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, akuzohen për veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Shefqet Krasniqi vazhdon të mbetet i dyshuar, dhe me vendim të prokurorit, hetimet ndaj tij janë zgjatur edhe për 6 muaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...