16 Shtator 2016 - 18:33
Vinka Radosavljeviq është ndoshta më e njohura brenda ekipit. Ajo është nga Klina dhe është njohur si e para e Listës Serbe në rajonin e Pejës. Radosavljeviq shpesh herë ka dalë në medie duke dënuar raste të ndryshme për serbët në rajonin e Pejës, transmeton Koha.net.
Vinka Radosavljeviq ka ka qenë edhe kandidate për presidente të Kosovës nga radhët e Listës Serbe.
Dy anëtarë tjerë vijnë nga veriu i Mitrovicës, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.
I pari, sipas RTV Kim, jeton në veri të Mitrovicës nga viti 1999 dhe është arkitekt me profesion. Kalamar është anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të Mitrovicës dhe pjesë e kompanisë “Kosmet put” (shq. “Kosmet Rrugët”). Ai gjithashtu njihet edhe si bashkëpronar në një kafene të quajtur “Viva” dhe gjendet në veri të Mitrovicës.
Anëtar i dytë nga veriu është Dejan Radojkoviq, i cili vije nga Zubin Potoku. Për këtë anëtar, RTV Kim, thotë se ka punuar si roje në kompaninë “Vodovodu” (shq. “Ujësjellësi”).
Ndërsa nga Shtërpca në këtë ekip është Svetislav Durleviq. Ai është jurist me profesion dhe është i punësuar në Autoritetin e Përkohshëm të Shtëpcës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...