Delawie në Podujevë - takon Veliun, fermerë të mjedrës e këshillin Bashkësisë Islame

16 Shtator 2016 - 17:37      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie, është biseduar për investimet e bëra dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës.

Kryetari Veliu tha se orientimi strategjik i Komunës së Podujevës është investimi në bujqësi, si bazë e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Në këtë aspekt, kryetari Veliu potencoi partneritetin dhe kontributin e USAID-it në kultivimin e mjedrës, partneritet ky që po vazhdon të zhvillohet suksesshëm edhe në fushat e tjera të bujqësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i USAID-it, James Hope, kryetari Veliu e informoi ambasadorin Delawie edhe për investimet e bëra në projektet e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, ambient dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Ambasadori amerikan Delawie u shpreh se suksesi i arritur në kultivimin e mjedrës nga fermerët llapjanë, në bashkëpunim me USAID-in dhe Komunën e Podujevës, duhet të jetë model edhe për komunat e tjera për mbështetje dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë.
Gjatë vizitës në Podujevë, ambasadori Delawie ka vizituar një fermer kultivues të mjedrës në fshatin Katunishtë dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...