Shqiptarët e bashkuar në Mal të Zi me letër të hapur drejt liderëve në Kosovë e Shqipëri

16 Shtator 2016 - 17:12      

Koalicioni i tre partive kryesore shqiptare më Mal të Zi (Forca- UDSH-ASH), i është drejtuar me një letër publike udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë, me anë të të cilës kanë kërkuar që t’u bëjnë thirrje aktorëve politikë shqiptar në Mal të Zi, që në zgjedhjet e ardhshme, të garojnë me një platformë të vetme politike.

Në letrën drejtuar liderëve dhe opinionit shqiptar, koalicioni partive shqiptare në Mal të Zi ka kërkuar ndër te tjerash që të lihen mënjanë ndasitë fetare dhe krahinore, dhe të garohet në zgjedhje me një listë të vetme e cila do të ketë qëllim interesin kombëtar.

Ju sjellim të plotë letrën e hapur të Forca UDSH-ASH:

Bashkëngjitur këtij emaili, po Ju përcjellim Letrën e Hapur të Koalicionit të tre Partive kryesore shqiptare të Malit të Zi (Forca - UDSH - ASH), drejtuar opinionit publik mbarëshqiptar si dhe liderëve shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës si më poshtë, vijon:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani

Presidentit të Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi

Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta

Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Z. Kadri Veseli

Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama

Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa

Nëpërmjet kësaj Letre te Hapur i kërkohet liderëve të Shqipërisë e Kosovës dhe mbarë opinionit shqiptarë të ndihmojnë përmes ndikimit të tyre duke ju bërë thirrje gjithë aktorëve politik shqiptar në Malin e Zi si dhe tek diaspora jonë, që të lënë mënjanë ndasitë krahinore apo fetare dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojnë të gjithë të bashkuar me një platformë të vetme politike, në një listë të vetme zgjedhore, në një interes të vetëm kombëtar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...