Kthehet i pafajshëm në Kosovë, togeri i FSK-së që akuzohej për abuzim seksual në SHBA

16 Shtator 2016 - 16:28      

Toger Ismail Sekiraqa, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e SHBA-ve, është liruar nga të gjitha aktakuzat dhe sot ka arritur në Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se togeri Sekiraqa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) ka ndjekur trajnimin bazik për oficer të njësisë së Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike (MKAB), nga 16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy paleshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, transmeton kp.

“Togeri Ismail Sekeriqa në qershor të këtij u arrestua në SHBA nën dyshimin për abuzim seksual dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore toger Ismail Sekiraqa është shpallur i pafajshëm nga gjykata kompetente e SHBA-ve. Toger Ismail Sekiraqa deri sa ishte i arrestuar, nga Bordi Disiplinor i FSK-së ka qenë i suspenduar me pagesë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, bëhet e ditur nga njoftimi.

Pas deklarimit të gjykatës, i pafajshëm, ai do të kthehet në vendin e punës, në njësinë e ku ka punuar më parë

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...