Italia e gatshme të vazhdojë mbështetjen për shëndetësinë e Kosovës

16 Shtator 2016 - 15:49      

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorët, priti sot ambasadorin e ri Italian në Prishtinë, Z. Piero Cristoforo Sardi.

Pasi i shprehu mirëseardhje dhe e përgëzoi për marrjen e detyrës së re, ministri Rrahmani e informoi ambasadorin z. Sardi, për punën e madhe që është duke u bërë me reformën në shëndetësi, me ç’rast e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, në këtë aspekt. Po ashtu i shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve edhe më të ngushta në fushën e shëndetësisë me Qeverinë italiane.
“Qeveria italiane ka ndihmuar shëndetësinë kosovare në përgjithësi e në veçanti në fushat e identifikuara si prioritare, siç është kardiokirurgjia, ku ende po jep kontributin”, tha ministri Rrahmani.

Ambasadori i ri italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, pasi u falënderua për mikpritjen, tha se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e reformës në shëndetësi sikurse paraardhësi i tij.

Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Sardi shprehën vendosmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive dhe thelbësore për të realizuar qëllimin e bashkëpunimit të shprehur edhe përmes marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...