Kroacia e vendosur të përkrah integrimin e Kosovën në BE

16 Shtator 2016 - 15:34      

Prishtinë, 16 shtator – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në takim njoftues ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e cila shoqërohej nga zëvendësambasadori dhe sekretari i dytë, përgjegjës për çështje politike, ekonomike dhe kulturore, Zlatko Vnuçec.

Ministrja Hoxha falënderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar ambasada dhe shteti mik i Kroacisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ambasadorja Kapitanoviq shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit kroat për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në procesin e integrimit evropian, duke vlerësuar lartë punën e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Kroacisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë me praktikat e mira të shtetit kroat si dhe përkrahje për sektorin e drejtësisë”, tha ambasadorja Kapitanoviq.

Ministrja Hoxha falënderoi ambasadoren Kapitanoviq për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Kroacisë në Kosovë, njëherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...