Produktet e drurit nga Kosova ekspozohen në Gjermani

16 Shtator 2016 - 15:06      

Për të dytin vit me radhë, produktet e drurit nga Kosova prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “M.O.W” që mbahet në Bad Salzuflen në Gjermani nga data 18 – 22 shtator 2016, njofton kumtesa nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kompanitë e Kosovës që do të prezantojnë produktet e tyre janë: “Tefik Çanga”, “Elnor”, “Dekoriti”, “Deva”, “Balaj”, “Kelmendi”, “Shehu” dhe “Arta”, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrja e kompanive nga Kosova në këtë panair u mbështet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), dhe EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në partneritet me SIDA-n.

Panairi “M.O.W” është një mundësi e shkëlqyer për këto kompani që të prezantohen para bizneseve të mëdha nga Evropa, pasi ky panair tërheq çdo vit shitësit më të fuqishëm të produkteve të drurit, shitore të specializuara, zinxhirë, dhe më e rëndësishmja, platforma të shitjes përmes internetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...