16 Shtator 2016 - 14:57
Takimi është zhvilluar me kërkesë të Odës Ekonomike Amerikane me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe dialogut midis sektorit publik dhe privat në Kosovës në fushën e shëndetësisë.
Ministri Rrahmani ka njoftuar anëtarët e Komitetit për Shëndetësi të OEA me hapat e bërë në përgatitjen e implementimit të mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore nga 1 janari 2017, krijimin e legjislacionit plotësues për këtë proces, përgatitjen e pakos së shërbimeve shëndetësore spitalore dhe jashtë spitalore, ngritjen e kapaciteteve të Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë, stabilizimin e tregut farmaceutik, hapjen dhe fuqizimin e shërbimeve të reja shëndetësore dhe hapa të tjerë të rëndësishëm për funksionimin e sistemit shëndetësor.
“Maksima jonë ka qenë që të avancojmë punët e mira të bërë më herët, duke ju dhënë një dinamikë më të madhe proceseve të reja, me theks të veçantë sigurimeve shëndetësore, fuqizimin e sistemit të Informimit shëndetësor, funksionalizimin e Odave të profesionistëve shëndetësore dhe bartjen tek to të kompetencave që janë paraparë në këtë fazë…”, tha Rrahmani.
Drejtori ekzekutiv i OEA, Arian Zeka ka falënderuar Ministrinë për gatishmërinë që të zhvillohet një frymë e re e bashkëpunimit dhe dialogun ndërmjet dy sektorëve, ndërsa ka theksuar se vendosja e një dialogu të këtillë, do të ishte shembull jo vetëm për rajonin, pore dhe në funksion të zgjidhjes së çështjeve të interesit të dyanshëm.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Komitetit të Shëndetësisë kanë adresuar çështje të ndryshme që lidhen më sfidat që ata i kanë në veprimtarinë e tyre dhe janë këmbyer ide rreth mundësisë së zgjidhjes së tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...