Foto: KOHA / arkiv

Gashi: Syla nuk ka të bëjë asgjë me dëshmitarin

16 Shtator 2016 - 14:48      

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se policia e EULEX-it e cila ka qenë në ambientet ku është kontaktuar dëshmitari i mbrojtur, ende nuk e di identitetin e tij apo pjesërisht e di identitetin e tij.

“Azem Syla nuk ka të bëj asgjë me tentimin për ndikim te dëshmitarë dhe besoj se këtë e kemi vërtetuar edhe me provat të cilat prokurori i ka sjellë në seancën e sotme”, ka thënë avokati Gashi pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Prokurori ka sjellë fotografi të personit që ka kontaktuar dëshmitarin. Fotografitë janë në kolor dhe personi fare lehtë mund të identifikohet, ka thënë ndër të tjera Gashi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...