16 Shtator 2016 - 14:23
SPERTK, përmes kësaj komunikate, edhe njëherë ia rikujton Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së se është koha e fundit për ta miratuar ligjin për RTK-në, ta sigurojë formën e përhershme dhe të pavarur të financimit të RTK-së, ta sigurojë pronën dhe të ndihmojë në digjitalizimin e RTK-së, proces të cilin mediumet publike në vendet e rajonit e kanë përfunduar qysh moti.
Kjo sindikatë ia rikujton Kuvendit të Kosovës së teknika që e përdor RTK, tashmë i ka kaluar të gjitha afatet e parapara dhe në çdo moment pritet edhe mosfunksionimi i saj.
Ajo po ashtu kërkon përgjigje nga Komisioni për Medie në Kuvendin e Kosovës arsyet e zvarritjes së mosmiratimit të Ligjit për RTK-në.
SPERTK kërkon përgjigje nga Komisioni për Medie pse nuk po i merr parasysh rekomandimet e EBU-së dhe ato të konferencave të organizuara nga OSBE rreth financimit të Transmetuesit Publik - RTK.
Po ashtu kjo sindikatë fton të gjithë aktorët të marrin masa sa më shpejt për ta shpëtuar RTK-në nga kolapsi financiar dhe teknik.
SPERTK kërkon nga menaxhmenti i RTK-së që të jetë më i zëshëm në këto kërkesa si dhe ta respektojë çdo rekomandim të Auditorit të Brendshëm rreth punësimeve të reja në RTK, në mënyrë që mos të rëndohet edhe më tej buxheti i RTK-së, përfundon komunikata.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...