KOMF e QKRMT reagojnë për mos fillimin e mësimit për të miturit në QK të Lipjanit

16 Shtator 2016 - 13:46      

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, përmes një kumtese për medie, shprehin shqetësimin për mos-fillimin e procesit mësimor për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Edhe pse në të gjitha shkollat e Kosovës ka filluar procesi mësimor, të miturve në Qendrën Korrektuese në Lipjan, vazhdon t’u mohohet e drejta për arsim, transmeton Koha.net.

Për arsyet e mos-fillimit të procesit mësimor nuk është informuar as manaxhmenti i Qendrës Korrektuese i cili ka bërë të gjitha parapërgatitjet për fillimin e procesit mësimor.

KOMF dhe QKRMT kërkojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - MASHT, Ministria e Drejtësisë – MD dhe Komuna e Lipjanit, që urgjentisht të marrin masat e nevojshme për zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi të cilat garantojnë arsimimin e të miturve në qendrën korrektuese dhe të funksionalizojnë procesin arsimor. Është përfundimisht e nevojshme ndërprerja e kësaj praktike tashmë të krijuar, ku edhe vitin e kaluar procesi mësimor ka filluar me 4 muaj vonesë.

KOMF dhe QKRMT konsiderojnë se për asnjë arsye, qoftë ajo financiare apo organizative, procesi arsimor për të miturit në qendrën korrektuese nuk duhet të ndërpritet. Në këtë mënyrë të miturve po iu mohohet e drejta e tyre themelore për arsim. Për më tepër, mos ofrimi i arsimit rritë stigmatizimin e të miturve duke vështirësuar apo pamundësuar risocializimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.

KOMF dhe QKRMT konsideron se mos-mbajtja e procesit mësimor për të miturit, është mos zbatim i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe dispozitave të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...