16 Shtator 2016 - 13:13
Siç është shprehur ai, Kosova nuk do t’i ndalojë dhe as nuk do t’i heqë në pikëkalimet kufitare, por mbi simbolet statusore do të vendosë mbingjitëse të bardha.
“Me Marrëveshjen nga vitit 2011parashihej ndalimi i tabelave tona për Kosovën e Metohinë, por ishte paraparë që më 1 nëntor të vitit 2016 të pushojë regjimi i përdorimit të tabelave neutrale për nga statusi, të ndalohet hyrja me tabela serbe në Kosovë e Metohi dhe të vendosen tabela PROVA RKS”, ka sqaruar Gjuriq.
Ai ka thënë se me negociata ia ka dalë të zgjasë përdorimin e tabelave për nga statusi neutrale (tabelat KS Serbia i konsideron neutrale, meqë nuk përfshihet shkronja R, që simbolizon Republikën – sqarim ynë).
Sipas tij “nuk ndryshon asgjë në procedurën kur dikush udhëton në Kosovë e Metohi me tabela të KM”.
“Ajo që ndryshon nga 15 nëntori është regjimi i mbingjitëseve në pikëkalimet në drejtim të pjesëve jugore të Kosovës e Metohisë”, siç e quan Beogradi zyrtar shtetin e pavarur të Kosovës, transmeton Koha.net. “Mbi simbolet statusore do të vendosen dy mbingjitëse të bardha dhe kjo do të jetë mënyra e shmangies së heqjes së tabelave”, thotë Gjuriq.
Pasi ka shfaqur kënaqësinë me zgjidhjen, ka shtuar se “Personalisht do ta kisha më lehtë që të lejoja të prisnim një nëntorin dhe të ndodhë kaosi në pikëkalime, por konsideroj se kjo nuk do të ishte e përgjegjshme dhe se nuk është gjë e duhur”, ka shtuar Gjuriq.
Sa i përket telekomunikacionit, Gjuriq ka thënë se nuk ia ka dalë të mbyllë marrëveshjen, meqë Prishtina do që pronësia të jetë e paqartë.
“Insistojnë të kenë qasje në nënsistemin qendror të “Telekomit” dhe disa çështje që as mund të merren në konsiderim. Kur të donë të merremi vesh seriozisht, do të ketë marrëveshje”, është shprehur Gjuriq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...