Bashkëpunimi ndërparlamentar me Hungarinë, zgjerohet në ekonomi

16 Shtator 2016 - 12:32      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Kryekuvendari Veseli vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërparlamentar në mes të dy Kuvendeve, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit si dhe përafrimin e legjislacionit në procesin integrues euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Markusz theksoi se përkrahja Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë jo vetëm me përvojën euro-integruese, realizimin e agjendës legjislative por edhe në lëmin e ekonomisë. Ai me këtë rast theksoi se Hungaria ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e Kosovës dhe do ta bëj edhe në të ardhmen.

Në takim, u diskutua mundësia dhe vullneti që bashkëpunimi ndërparlamentar të zgjerohet edhe në fushën e ekonomisë, me interes të dyanshëm ndërshtetëror.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...