16 Shtator 2016 - 11:59
Mumin Lama është kleriku më i lartë i rendit të sufinjve (bektashinjve), një rrymë fetare e islamit, e cila, sipas Staub, propagandon të kundërtën e islamizmit, transmeton albinfo.ch. Kështu, sufijtë nuk i ndajnë meshkujt nga femrat (siç ndodh zakonisht në islam) dhe nuk e ndalojnë konsumin e alkoolit.
“Gjatë bashkëbisedimit në kishë, dëgjuesit do të kenë mundësinë të njohin një trajtë liberale të islamit, në një kohë që ajo duhej të përforcohej”, thuhet në njoftimin e kishës.
Po të dielën, Baba Mumin Lama do të jetë i ftuar i debatit që do të zhvillohet në ambientet e “jenseits IM VIADUKT” në Cyrih. Ai me këtë rast do të shkëmbejë mendime me vikarin gjeneral të Kishës Katolike të kantonit të Cyrihut dhe Glarusit, Josef Annen.
A ka diçka që i lidh kërkuesit e jetës spirituale të krishterimit dhe islamit, çka është mistika dhe si jetohet ajo? Këtyre dhe pyetjeve tjera do të përpuqen t`u gjejnë përgjigje dy bashkëbiseduesit, në “Ditën e Pendimit”, e diele, 18 shtator, në orën 18 në “jenseits IM VIADUKT”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...