Ministria e Drejtësisë e EULEX-i pajtohen për bashkërëndimin e aktiviteteve

16 Shtator 2016 - 11:58      

Prishtinë, 16 shtator - Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou, në vazhdën e takimeve të saj me partnerët vendës dhe ndërkombëtarë në Kosovë, sot është takuar me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, njoftoi EULEX-i.

Gjatë takimit, znj. Papadopoulou nënvizoi se bashkëpunimi i EULEX-it me Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë, me theks synimin e ndërsjellë për zhvillimin dhe implementimin e sundimit të ligjit. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë qenësore të sundimit të ligjit në arritjen e qëllimit të përbashkët të një shoqërie demokratike, multietnike të bazuar në parime dhe në përputhje me aspiratat evropiane të Kosovës.
Znj. Papadopoulou, po ashtu e ka falënderuar ministren Hoxha për rezultatet e shkëlqyera të arritura në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in në detyrën e saj si Ministre, duke shpresuar se kjo punë e mirë do të vazhdojë.

Të dyja, shefja e EULEX-it dhe ministrja Hoxha janë pajtuar që të bashkërendojnë më tutje aktivitetet e përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë vendëse dhe EULEX-it, me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...