
16 Shtator 2016 - 11:39
Kështu, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshja për tabelat është e dobishme edhe për serbët e edhe për shqiptarët.
“Do të vazhdojmë të shkojmë në territorin tonë me tabelat tona. Ne kështu e konsiderojmë. Ata e konsiderojnë ndryshe. Do të kemi më shumë vetura të tyre, do të mund t’ju shesim shqiptarëve më shumë benzinë, më shumë ujë të gazuar, Coca Cola. Njëkohësisht serbët nuk kanë humbur asgjë nga të drejtat që kemi pasur”, citon Veçernje Novosti të ketë thënë kryeministri serb, transmeton Koha.net.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se “kemi penguar heqjen e tabelave që me status janë neutrale dhe i kemi vazhduar edhe për pesë vjet tabelat me regjistrim KS”.
Goran Rakiq, prefekt i Mitrovicës veriore vlerëson se është e mirë marrëveshja që tabelat serbe në veri nuk mund të suspendohen pa pajtim me Serbinë dhe me Bashkimin Evropian.
Marrëveshja për tabelat e nënshkruar më 14 shtator në Bruksel, do të fillojë së zbatuar më 15 nëntor. Ajo parasheh që targat e veturave të Kosovës, me rastin e hyrjes në Serbi, dhe ato të Serbisë me rastin e hyrjes në Kosovë, t’i kenë të mbuluara simbolet shtetërore.
Mbulimin e simboleve të Kosovës e bëjnë nëpunësit nga Serbia, ndërsa ato të Serbisë, nëpunësit nga Kosova.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...