Rregullore për funksionimin e strukturave të Stabilizim-Asociimit

16 Shtator 2016 - 11:15      

Prishtinë, 16 shtator – Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projekt-rregulloren për funksionimin dhe përfaqësimin e institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në strukturat e Stabilizim-Asociimit, e cila përcakton funksionimin, përfaqësimin, detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës në kuadër të strukturave të Stabilizim-Asociimit.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi, gjatë paraqitjes për miratim të kësaj Projekt-rregulloreje para kabinetit qeveritar ka theksuar se strukturat e Stabilizim Asociimit do të janë mekanizma institucional që do të shërbejnë për koordinimin, mbikëqyrjen, vlerësimin dhe raportimin e përmbushjes së detyrimeve dhe obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri Ilazi ka bërë të ditur se strukturat e Stabilizim-Asociimit përbëhen nga: Këshilli i Stabilizim-Asociimit, Komiteti Stabilizim-Asociimit; Nënkomitetet e Stabilizim-Asociimit, si në vijim: Nënkomiteti për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime; Nënkomiteti për Bujqësi dhe Peshkatari; Nënkomiteti për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencë; Nënkomiteti për Çështje Ekonomike, Financiare dhe Statistika; Nënkomiteti për Drejtësi, Liri dhe Siguri; Nënkomiteti për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale; Nënkomiteti për Transport, Energji, Mjedis dhe Zhvillim Rajonal; si dhe Grupet e Veçanta të Stabilizim-Asociimit, respektivisht Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike dhe Grupi i Veçantë për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ka theksuar se këto struktura institucionale kërkohen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Miratimi i kësaj rregullore i hap rrugën takimit të parë të Këshillit të MSA-së në tetor të këtij viti që do të shënoj avancimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së, duke konfirmuar edhe njëherë të ardhmen evropiane të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...