“Kosova gazetarët rusë të arrestuar i deporton në Serbi”

16 Shtator 2016 - 11:04      

Gazeta e Beogradit Veçernje Novosti njofton sot se Kosova ka arrestuar gazetarë rusë të “News front”, transmeton Koha.net.

Të arrestuarit, sipas kësaj gazete, janë Oksana Sazonova dhe Sergej Belous.

Ata janë arrestuar mbrëmë rreth orës 19.00.
Informatën për arrestimin e ka pohuar në facebook udhëheqësi i „News frontit“ Konstantin Knirik.

Sipas tij, “vala informative” i ka detyruar autoritetet e Kosovës të marrin vendim që gazetarët rusë të deportohen në Serbi, ku, ka thënë ai, “do të jenë më mirë.”

Oksana Sazonova dhe Sergej Belous kanë qëndruar në Kosovë për të organizuar vizitën e fëmijëve serbë të Kosovës në Rusi. Ata, krahas kësaj, kanë, xhiruar edhe manastiret ortodokse për një film dokumentar për Kosovën, sqaron gazeta e Beogradit.

„Gazetarët janë akuzuar për qëndrim ilegal në Kosovë dhe atyre u janë konfiskuar pajiset fotografike. Nuk u është lejuar kontakti me personat e afërt e as me përfaqësuesit diplomatikë rusë në Serbi”, ka shkruar në FB Knirik.

Polica e Kosovës për portalin Koha.net, nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë lajm.
Rusia nuk e njeh pavarësinë Kosovës dhe as pasaportën e saj.
Serbia dhe Rusia nuk aplikojnë viza për udhëtimet e qytetarëve të tyre në këto dy vende.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...