Gecaj: “LDK-izmi dhe profesionalizmi” i Bulliqit

16 Shtator 2016 - 10:56      

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendësministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar bashkëpartiakut Shpejtim Bulliqi, duke ia kontestuar pohimin se “Unë kam qenë dhe jam LDK”, transmeton koha.net.

Sipas Gecajt, Bulliqi “kështu mund të vazhdojë të jetë në një LDK imagjinare të sajuar në kokën e vet, por jo në LDK-në rugoviane...

Gecaj në postimin e tij shkruan:

“Unë kam qenë dhe jam LDK”, paska deklaruar Shpejtim Bulliqi. Ky kështu mund të vazhdojë të jetë në një LDK imagjinare të sajuar në kokën e vet, por jo në LDK-në rugoviane që angazhohet, nuk dorëzohet dhe sfidohet pandalshëm. Po i njëjti Bulliq sipërfaqësor dhe me prirje për të gjetur vetëkënaqësi në qasjen individualiste, pavarësisht dëmeve që shkakton - akuzon liderin e LDK-së (sepse nuk po ma zë goja t’i them liderin e vet) se takimet e fundit po i bëka “për konsum të brendshëm”.

Ky me spekulim shkon edhe më tutje, por jo më thellë se është dimension që nuk mund ta arrin, duke deklaruar se ofrimi i fakteve “nuk ka qenë detyrë e Kryeministrit por e Komisionit Shtetërorë”. Po nëse këto kanë qenë punë të Komisionit Shtetërorë, pse atëherë e futi hundën në këtë mes njeriu të cilin profesori i tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i nderuari Akademik Hivzi Islami, e akuzon për plagjiaturë dhe të papërgatitur, ndërsa komuna e Podujevës e akuzon per uzurpim të pronës shtetërore. Po të ishte profesionist sikurse pretendon, Bulliqi do ta përfundonte punën me prezantimin e fakteve, megjithatë ai vazhdon tutje me deklarime, akuza, sajesa dhe aktivitete kryekëput politike.

Në LDK janë dhe do të mbesin ata të cilët punojnë me konsekuence dhe përkushtim për partinë dhe për realizimin e objektivave dhe qëndrimeve partiake, jo ata të cilët punën më të madhe dhe kryesoren e kanë zhvilluar mu në drejtim të kundërt. Ata të cilët, edhe pse u ishte dhënë privilegji të futeshin në listën e partisë dhe të zgjedhur nga elektorati i LDK-së, asnjëherë dhe me asnjë veprim nuk i dolën zot partisë së tyre”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...