16 Shtator 2016 - 10:34
Gjatë pasdites së djeshme, Hoxhaj ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare me temën “Ballkani Perëndimor pas BREXIT: Si Kosova po përballet me paqartësitë e zgjerimit të BE-së” ku kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme austriake, përfshirë edhe diplomatët e njohur, Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch.
Në ligjëratë, Hoxhaj ka thënë se ndër prioritetet më strategjike për Kosovën është anëtarësimi në BE meqë ky anëtarësim sjell siguri politike për ekzistencën e shtetit të pavarur dhe siguri për zhvillim ekonomik dhe ndryshim shoqëror.
“Liberalizimi i vizave është një qëllim madhor për ne, meqë nuk jemi vetëm shteti më i ri në kuptimin politik por edhe shoqëria më e re në aspektin demografik. Gjatë dy dekadave të lirisë dhe të pavarësisë, në Kosovë ka ndodhur një ndryshim i madh social dhe një popull i ri me këto ndryshime duhet ta gëzoj një të drejtë të tillë. Ne do ti përmbushim në vend të gjitha kriteret dhe shpresojmë shumë që BE do ta marrë vendimin e drejt dhe të shumëpritur”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe pas BREXIT-it duhet të vazhdojë rrugën e zgjerimit dhe zgjerimi në Ballkan nuk është një politikë e jashtme, por një politikë e brendshme.
“Nëse BE synon të konsolidohet në vitet e ardhshme, edhe rajoni i Ballkanit duhet të vazhdojë politikën e tij të konsolidimit duke i zgjidhur problemet politike, ekonomike dhe të modernizimit” është shprehur ministri Hoxhaj.
Po ashtu, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me Asociacionin e Gazetarëve të Huaj në Vjenë, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe trendet e zhvillimeve në rajon.
Hoxhaj sot pritet të zhvillojë një takimin me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz ku në agjendë ka bashkëpunimin bilateral e veçmas atë ekonomik.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...