
16 Shtator 2016 - 10:17
Ai ka saktësuar se sipas kërkesës së Prokurorit të EULEX-it, gjyqtarja e EULEX-it në rastin “Toka”, sot ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z.Azem Syla, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur, raporton KTV.
“Në urdhrin për arrestim të Gjykatës Themelore në Prishtinë qartë thuhet se dikush tjetër e jo Azem Syla kinse e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur kohë më parë pas lirimit të zem Sylës dhe të tjerëve nga paraburgimi” thotë Gashi.
Avokati i Sylës ka shtuar: Është skandaloze dhe duket e qëllimshme se pse EULEX-i nuk e ka arrestuar personin të cilin e di se kush është, atë që eventualisht e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur, sepse EULEX-i e pranon se ata kanë qenë në objektin e dëshmitarit të mbrojtur kur kjo ka ndodhur dhe e kanë fotografuar personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur.
Është normale dhe obligative që të mbrohen dëshmitarët në lëndë penale, por nuk është normale as ligjore dhe as e drejtë që të arrestohet Azem Syla kinse për tentim ndikimi në dëshmitarë posaçërisht kur policia. Prokuroria dhe gjyqtari i EULEX-it në formë të shkruar deklarojnë se e dinë personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur, e kanë fotografinë e tij dhe nuk e arrestojnë atë por e arrestojnë zem Sylën.
Sipas vendimit të Gjykatës Azem Syla sot përsëri do të dalë para Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Seanca për Azem Sylën do të mbahet sot nga ora 11:30 në Pallatin e Drejtësisë, ka thënë avokati tij Gashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...