16 Shtator 2016 - 08:17
Atje do të kundërshtojnë paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.
“#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi, përcjell koha.net.
Adem Grabovci në intervistimin që ka pasur në Prokurori ka zgjedhur heshtjen, sepse ashtu e kishte këshilluar avokati i tij, por para gazetarëve ka thënë se “në Prokurori ka shkuar për të bërë disa emërime”.
Grupi i qytetarëve ka organizuar deri tash disa protesta në kryeqytet. Grabovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, por jo edhe nga pozita e deputetit apo nga ato që mban në parti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...