Presidenti Thaçi përmbylli vizitën në Kanada

16 Shtator 2016 - 08:14      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përmbyllur vizitën disa ditore në Kanada, ku ishte panelist në edicionin e 10-të jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik “Toronto Global Forum”, që i zhvilloi punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA), njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Në forumin e titulluar “Udhëheqja në kohë të pasigurta”, para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 40 shtete, Thaçi prezantoi të arriturat e Kosovës si shtet i ri me mundësi të mëdha ekonomike dhe të ardhme të sigurt euroatlantike, si dhe theksoi se rasti i Kosovës është shumë specifik për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme është shoqëruar me sfida të shumta.

Ai është shprehur i kënaqur me interesimin e kompanive kanadeze për interesimin e tyre për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë në sektorët e minierave, energjisë, turizmit dimëror, etj.

Kreu i vendit ka zhvilluar edhe disa takime me krerë të lartë të shtetit kanadez.
“Edhe në takimet me Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnston, dhe me Kryeministren e Ontarios, Kathleen Wynne, konfirmuam thellimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të shtetit të Kosovës dhe Kanadasë, në të gjitha nivelet”, ka thënë Thaçi.

Ai falënderoi përzemërsisht miqtë kanadezë për mbështetjen e tyre të pakursyer për Kosovën, para gjatë dhe pas luftës, duke shtuar se është dakorduar me ata për një agjendë dinamike të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, edukim, si dhe për investime të reja”, shtoi presidenti Thaçi.

Gjatë vizitës në Kanada, Thaçi është takuar edhe me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla, themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos, Gil Rémillard, Ministren e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, Laura Albanese, dhe Kryetaren e Bashkisë së Mississaugas, Bonnie Crombie.

“Gjithashtu, pata rastin të takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Kanada. U inkurajova nga niveli i integrimit të tyre në jetën sociale, kulturore, politike dhe ekonomike në Kanada”, ka përfunduar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...