Akuzat e para të Speciales, jo para pranverës

16 Shtator 2016 - 06:28      

Në një dhomë të veçantë në ndërtesën ku ishte më parë selia e agjencisë së BE-së “Eurojust”, në Hagë të Holandës, të enjten, për herë të parë u bë prezantimi i punës së asaj që u prezantua si dhoma të specializuara të Kosovës.

Po të mos e dinin gazetarët se për çfarë ishte fjala nga logoja, do të mund të fitohej përshtypja sikur këtu prezantohej ndonjë ofertë turistike e Kosovës për dhoma të specializuara, shkruan sot Koha Ditore.

Por fjala ishte për një lloj hibrid gjykate, e cila, sipas ligjeve të Kosovës, me vendime të Kosovës, do të ndjekë disa nga ish-zyrtarët e lartë të UÇK-së për krimet që dyshohet se i kanë kryer, e që janë përmendur në Raportin e Dick Martyt e më pas edhe në Raportin e Këshillit të Evropës.

Administratorja e dhomave të specializuara të gjykatave të Kosovës, Fidelma Donlon, dhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kanë prezantuar në Hagë, para një grupi jo aq të madh gazetarësh, disa hollësi rreth punës së deritashme të këtyre dhomave, mandatit, si dhe atë që presin në punën e tyre në të ardhmen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...