"#Protestoj” zhvendoset para Prokurorisë kundër Grabovcit

15 Shtator 2016 - 23:13      

Grupi i qytetarëve që po protestojnë kundër skandalit që doli nga përgjimet e publikuara në të cilat protagonist është Adem Grabovci, do të zhvendoset te Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Atje do të kundërshtojnë paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

“#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi, përcjell koha.net.

Adem Grabovci dje në intervistimin që ka pasur në Prokurori ka zgjedhur heshtjen, sepse ashtu e kishte këshilluar avokati i tij, por para gazetarëve ka thënë se “në Prokurori ka shkuar për të bërë disa emërime”.

Grupi i qytetarëve ka organizuar deri tash disa protesta në kryeqytet. Grabovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, por jo edhe nga pozita e deputetit apo nga ato që mban në parti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...