15 Shtator 2016 - 22:58
“Meqenëse ai objekt ishte ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit, pikërisht në oborrin e kampusit universitar, ne shprehim indinjatën tonë të thellë se pse ende asgjë nuk u ndërmor nga institucionet e Republikës së Kosovës për rrënimin e atij objekti, ose shndërrimin e tij në ndonjë lloj objekti i cili do tu shërbente studentëve të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ për punët e tyre studimore, si për shembull bibliotekë”, thuhet në reagimin e këtyre përfaqësuesve studentorë.
“Sa u përket punimeve te cilat kanë filluar nga ana e komunitetit serb, gjegjësisht përfaqësuesve të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, pa asnjë leje nga institucionet tona, ne si studentë dëshirojmë që ato punime të ndërpriten, jo vetëm përkohësisht mirëpo përgjithmonë. Ne besojmë se këto punime kanë filluar vetëm për ngritjen e tensioneve ndëretnike, prandaj nuk e kemi ndërmarrë ende asnjë aksion për kundërshtimin e tyre, mirëpo në qoftë se ato vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme, ne do të reagojmë ashtu siç kanë reaguar gjithmonë studentët shqiptarë të Republikës së Kosovës, pra me aksione të ndryshme e me protesta gjithstudentore”, thuhet në reagimin e studentëve të FSHMN-së, ku thuhet gjithashtu se ata nuk janë kundër asnjë feje apo objekti fetar, mirëpo kundër degradimit të Universitetit dhe identitetit kombëtar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...