Përleshje mes deputetëve në Shqipëri [video]

15 Shtator 2016 - 22:24      

Flamur Noka është filmuar teksa tenton të godasë kolegun socialist, Sadri Abazi.

Gjatë momenti kur seanca ishte tensionuar dhe deputetët kishin rrethuar foltoren e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar pranë vendit ku ka qenë i ulur ligjvënësi socialist Sadri Abazi, duke e kërcënuar atë, transmeton shqiptarja.com.

Siç duket edhe nga pamjet, Noka i drejtohet me shpejtësi Abazit, ndërsa nga pas, për të mos e lejuar të skandalizohet, e tërheq kolegu i tij demokrat, Florion Mima.

Nuk dihet se çfarë e ka acaruar Nokën, por ndonjë fjalë e hedhur me kunj nga Sadri Abazi, padyshim që mund të ketë qenë diçka e papëlqyer për ish-ministrin e Brendshëm.

Më herët, Noka iu vërsul edhe foltores së Kuvendit gjatë kohës kur po fliste Kryeministri Rama. Reagimi i tij erdhi pasi Rama ironizoi Berishën, se është bërë i famshëm deri në Hollywood, pasi këta të fundit kanë të fundit kanë realizuar një film me subjekt Gërdecin dhe trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Lindjes së Mesme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...