Përfundon takimi për demarkacionin i partive në pozitë e opozitë

15 Shtator 2016 - 21:33      

Ka përfunduar takimi në mes përfaqësuesve të subjekteve politike në Kosovë.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur sonte në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.

LEXO ÇKA NDODHI NË TAKIM

Nënkryetari i PDK-së, Elmi Reçica tha për KosovaPress-in se gjatë këtij takimi ka parë një përparim, megjithatë nuk ka dashur të japë detaje të tjera, duke thënë se vetëm iniciatori i takimit Naim Rashiti është i autorizuar të flasë për këtë takim.

Sipas Reçicës, janë liderët e partive politike të cilët do të vendosin se çka do të veprohet tutje.

“I autorizuar është vetëm iniciatori se kështu jemi dakorduar. Ka një përparim por ju e dini se liderët janë ata që vendosin”, tha Reçica.

Ky takim është mbajtur në praninë e përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Kosovë si ata amerikanë e britanikë.

Takimi është realizuar me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik, i cili ishte i vetmi që u prononcua për media pas takimit. Ndonëse ky takim nuk u zhvillua në nivel liderësh, pjesë e tij ishin nga PDK-ja Xhavit Haliti e Elmi Reçica, nga LDK-ja Arban Abrashi e Faton Avdullahu, nga VV-ja Aida Dërguti e Driton Çaushi, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi e Bilall Sherifi

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...