“Stenta pa nevojë është tentim vrasje”

15 Shtator 2016 - 20:47      

Vendosja e stentave pa nevojë konsiderohet si tentim vrasje.

Në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së, mjeku shqiptar i cili sot vepron në New York, Sulejman Çelaj duke e komentuar aferën në ministrinë e shëndetësisë ka thënë se shteti duhet të krijoj mekanizma për të verifikuar nëse stentat janë vënë me nevojë ose pa, ndryshe një veprim i tillë sipas tij, shihet si tentative për vrasje, transmeton Koha.net.

“Nëse dikujt i është bërë një stentë pa nevojë, unë e shoh si tentativë për vrasje”, ka thënë ai.

Çelaj ka thënë se në vendet ku shteti ofron shërbime falas nuk ka pse të ketë nevojë edhe për sigurime private.

“Besoj se shtetet në tranzicion si Kosova e Shqipëria duhet të punojnë me ekspertë të sigurisë e mjekësisë që të gjejnë një rrugë, një dalje nga ky labirint që është futur mjekësia, ku 100% të shpenzime paguhen nga shteti dhe ku funksionojnë sigurimet private, atëherë kur ke shërbime falas pse kemi nevojë për sigurime private”, përfundoi Çelaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...