15 Shtator 2016 - 20:38
Gjithashtu është kërkuar edhe ndërprerjen e punësimeve të reja. E sa është numri i të punësuarve, nuk dihet saktë.
Drejtori Mentor Shala, kishte thënë se ky numër është 740, ndërsa në bazë të një liste, del të jenë mbi 900.
RTK-ja ka lidhur një kontratë dy vjeçare me Valan, e në listë janë gjithsej 934 numra që do të përfitojnë nga marrëveshja.
Në listë, janë vërejtur edhe emra të ish-punëtorëve të transmetuesit publik, emra që përsëriten, dhe përfundimisht mbeten mbi 900 emra, të atyre që thuhet se ende marrin paga nga buxheti.
KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga drejtori Shala lidhur me numrin e të punësuarve në mediumin publik, por si zakonisht, nuk është përgjigjur. Numrin e të punësuarve, pavarësisht insistimit, thotë të mos e ketë marrë vesh as deputetja Shqipe Pantina, anëtare e komisionit parlamentar për media.
Gjatë ditës, kanë reaguar sindikata e pavarur e RTK-së, pas paralajmërimeve se mund të ketë vonesa eventuale të pagave për të punësuarit.
Gjithashtu është kërkuar nga menaxhmenti edhe ndërprerja e lidhjes së kontratave të reja, shfrytëzimi i resurseve të RTK-së dhe që Kuvendi, të ndërhyjë për të marrë në mbrojtje transmetuesin publik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...