Dy fshatra të Malishevës në alarm nga ndërtimi i deponimë për mbetje spitalore [video]

15 Shtator 2016 - 19:30      

Tensione e akuza të rënda kanë shfaqur banorët e dy fshatrave të Malishevës, afër të cilave komuna ka ndarë 2 hektarë tokë për ndërtimin e një deponie mbeturinash.

Përveç se është afër zonës së banimit me rreth 200 metra vijë ajrore për qytetarët, shqetësim mbetet fakti se aty do të asgjësohen edhe mbetjet medicinale e barnat me afat të skaduar, raporton KTV.

Zyrtarët komunalë që së fundi ia kanë ndërprerë punimet kësaj kompanie, pasi ende nuk ka përfunduar procedurat e dhënies së lejes, konfirmojnë shkëputje të kontratës nëse ndërrohet destinimi.

Përfaqësues të kompanisë pranojnë se do të asgjësojnë edhe mbetje medicinale, deklaratë e cila revoltoi edhe më shumë qytetarët.

Përplasje mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të kompanisë kishte edhe në një debat të thirrur për këtë punë nga Ministria e Mjedisit, përfaqësues të së cilës nuk dhanë shumë shpjegime se çka do të ndodhë, përcjell Koha.net.

Banorët ua kanë bërë me dije se do të përdorin të gjitha mjetet për të ndaluar punën aty.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...