15 Shtator 2016 - 19:24
Sipas listimit të ri, Kohavisioni është renditur në kanalin numër 6, nga kanali 83 ku kishte qenë në tri vitet e fundit.
Drejtuesi i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO, Alban Kastrati, ka thënë se listimi i ri është një ndryshim cilësor por jo rrënjësor, duke mos u bërë ndryshime të mëdha.
Sipas Kastratit, pavarësisht strukturës së re të listës së kanaleve, çdo shikues do të mund t’i rendis kanalet sipas preferencave të tij.
Ky fleksibilitet, që u mundëson shikuesve ta strukturojnë në mënyrë të pavarur listën e kanaleve në shtëpitë e tyre, është parë si një përparësi.
Ndërkohë që kreu i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci, ka thënë se KPM-ja se si në çdo vend tjetër, përmes rregullores nuk e ka marrë përsipër përcaktimin e renditjes së kanaleve, përveç atyre të transmetuesit publik.
Sipas rregullores së re të KPM-së, 26 televizionet nacionale dhe lokale që janë listuar për bartje të obligueshme, nuk prejudikon renditjen e tyre në operatorin e shpërndarjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...