Si e shënoi Kosova Ditën e Demokracisë [video]

15 Shtator 2016 - 19:19      

Dita e Demokracisë hapi dyert e Kuvendit të Kosovës. Në vendin ku për më shumë se një vit pati krizë funksionimi, shëtitën qindra qytetarë duke parë nga afër punën e organit më të lartë ligjvënës në vend.

Katër faqe të shkruara i kishte me vete kreu i Kuvendit për t’i lexuar para nxënësve e qytetarëve, por hoqi dorë nga to. Por, në fjalimin e tij të shkurtër, Veseli dha porosi të qarta.

Shefi USAID-it në Kosovë, tha se salla e madhe me shumë zëra është shembulli më i mirë i funksionimit të demokracisë. Ndërsa, Ismet Kryeziu nga KDI-ja i dorëzoi Kuvendit dosjet e raporteve të monitorimit të Kuvendit për 2 vjet.

Në foltore nuk ishte paraparë fjalimi i opozitës, por fjalën aty e mori deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, tha se kjo ditë e zë Kosovën me sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë.

Vizitën, nxënës e qytetarë të shumtë, e vazhduan në sallën plenare, nga ku thanë se në Kuvend nuk ka demokraci.

Poshtë, në hollin e Kuvendit u dhanë shfaqje nga nxënësit, ndërsa në oborrin e Kuvendit ishte panairi i Organizatave joqeveritare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...