Gjukanoviq: Kosova, betejë që Serbia e ka humbur moti

15 Shtator 2016 - 19:12      

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se askush në Mal të Zi nuk ka dëshiruar ta dëmtojë Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës, dhe se autoritetet në Serbi duhet ta kuptojnë se Kosova ishte betejë e humbur më herët.

“Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju. Pra nuk është fjala për këtë, por ishte perceptim i yni i asaj që është dashur të bëhet në rregullimin e gjendjes në rajon dhe krijimin e parakushteve për vendosjen e stabilitetit më të madh dhe ripërtëritjen e besimit”, tha Gjukanoviq për televizionin B92.

Ai theksoi se disa herë i kishte thënë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të tashëm, Aleksandar Vuçiq, se bindja e tij është se Serbia e tashme është në pozitë që ta pranoj faturën për betejën e humbur për çështjen e Kosovës, raporton agjencia Beta, transmeton rel.

“Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye sugjerimi im për Tadiqin dhe Vuçiqin ishte se për shkak të betejës së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjukanoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...