“Grabovci po tallet me shtetin”

15 Shtator 2016 - 19:11      

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të ish-shefit të deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, se në Prokurorinë Speciale kishte shkuar për disa emërime.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, këto deklarime të Grabovcit i ka quajtur si tallje me shtetin, raporton KTV. Ka folur edhe për suspendimin e tre policëve, duke thënë se ia panë sherrin Grabovcit.

“Adem Grabovci shënoi edhe një rast në polici. Ai e dëshmoi se jo vetëm që e ka dëmtuar imazhin, por edhe funksionimin e këtij institucioni. Pas skandalit të pashoq ku djemtë e tij kishin rrahur policin e Kosovës, 3 policë të tjerë dje ia panë sherrin Grabovcit. Ata u suspenduan pse nuk e ndalën shefin e shefave. Gjithçka është e lehtë për mbiemrin Grabovci dhe vëllezërit ‘Pronto’ ”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka pyetur se edhe sa policë duhet të dëmtohen që të gjykohet Ademi, djemtë e tij dhe anëtarët e klanit “Pronto”, edhe sa policë duhet të dënohen që të trimërohet polica para klanit “Pronto, e ta marrin guximin që njëjtë sikurse te shtëpia e Dardan Molliqajt, të pyesin për armët në shtëpinë e Grabovcit?!”.

Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të jenë në ndjekje të Grabovcit dhe krimit që zhvillohet në majat e Qeverisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...