15 Shtator 2016 - 19:04
Hetimi mund të përfshijë disa nga politikanët kryesorë të Kosovës, raporton KTV.
Në konferencën e parë si kryeprokuror i SITF-së, David Schwendiman ka thënë se është shumë herët që të tregohen të dyshuarit.
Raporti i 2011-ës i Këshillit të Evropës lidh figura kyçe, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, me krime ndaj civilëve, duke ua marrë organet për t’i shitur në tregun e zi.
Thaçi në vazhdimësi i ka mohuar pretendimet. Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka shprehur shpresën që Gjykata teknikisht të nisë punën në pjesën e parë të 2017-ës, para se Schwendiman të bëjë publike akuzat ndaj ndonjë të dyshuari.
Gjykata është ende në proces të emërimit të gjyqtarëve, të cilët do të vendosin për rregullat, ka thënë ajo.
Megjithëkëtë, pa e ratifikuar Holanda marrëveshjen që ka lidhur me Kosovën për selinë e Gjykatës Speciale, nuk mund të ketë veprimtari gjyqësore të saj në Holandë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...