
15 Shtator 2016 - 17:51
Sava Shminiq kishte shkuar në Komunën e Prishtinës që të prezantonte dokumentet teknike dhe të fliste për punimet që po i bënin. Ai nuk pranoi të deklarohet për medie, as pasi që mbajti një takim të shkurtër me zyrtarët ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.
Kurse drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Sali Zyba tha se nuk ka asnjë marrëveshje, por që hapësira duhet të lirohet dhe nuk kanë prezantuar asnjë dokument që arsyetonte veprimet e tyre.
“Në takim nuk është arrit ndonjë marrëveshje, derisa ata të prezantojnë dokument përkatëse për të vazhduar punimet. Është ndërpre çdo punim në këtë objekt përderisa nuk ka prezantim të dokumenteve legale. Ata kanë insistuar që përmes një dokumenti i cili nuk është valid dhe është i vjetër, të dëshmojnë se është pronë e tyre. Ne kemi kërkuar që në ditët në vijmë ata të prezantojnë dokument, përndryshe Komuna e Prishtinës është duke kërkuar dokument për këtë objekt të cilin e cilësojnë si pa leje ose pa autorizim. Për çdo punim duhet të dorëzohet kërkesë në komunë dhe pa leje e saj nuk mund të kryhet asnjë punim”, tha Zyba, i cili tha se ditëve në vijmë do të ketë njoftim zyrtar se çfarë do të ndodhë.
Ndërsa Koha.net nga disa zyrtarë tjerë të Graçanicës që merrnin pjesë në aksionin e sotëm ka kuptuar se Sava Shnimiq është pajtuar që të largohen nga aty dhe të mbyllin derën, me kusht që mos të “bllombohet” ajo derë nga Komuna e Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...