Veseli në klasën XII-1 për Ditën e Demokracisë

15 Shtator 2016 - 17:30      

Kreu i Kuvendit t Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar shkollën “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e demokracisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë që në Ditën e demokracisë, të vizitoj Gjimnazin ‘Dr. Shaban Hashani’ në Ferizaj dhe të bashkëbisedoj me nxënësit e klasës XII-1. Forcimi i demokracisë është fuqizim i shtetit, fuqizim i mundësive për të zënë dije dhe për të ecur më shpejt përpara”, ka thënë Veseli.

“Rinia jonë, ka shumë detyra para vetes dhe duhet të përfshihet në proceset demokratike për jetësimin e ëndrrave të veta që burojnë nga vlerat e kësaj dite”, ka shtuar më tej ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...