Plani i Integritetit të FSK-së prezantohet para deputetëve të Kuvendit

15 Shtator 2016 - 16:06      

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj zhvilluan sot një takim me anëtarët e Grupit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Takimi është mbajtur për prezantimin e Planit të Integritetit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili u kryesua nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj.

Komandanti Rama, fillimisht paraqiti një ekspoze të zhvillimit, profesionalizimit dhe aktiviteteve të FSK-së, duke përmendur të arriturat në fushën e arsimimit, të trajnimit, të stërvitjes, e gjithashtu edhe pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrime të përbashkëta jashtë vendit, si në regjion dhe më gjerë, krahas ushtrive të tjera partnere.

Gjithashtu, gjeneral Rama i njoftoi deputetët e Komisionit edhe me arritjet rreth integrimit të minoritarëve, po ashtu foli për investimet që janë bërë për përgatitjen e tyre profesionale, si dhe për planet dhe synimet e Forcës së Sigurisë drejt rrugëtimit të saj të transformimit në Forca të Armatosura, për çka komandant Rama tha se iu takon institucioneve më të larta të vendit të marrin vendim politik.

Gjatë takimit, deputetët, mirëpritën hartimin e Planit të Integritetit si dhe shtruan një varg pyetjesh për të cilat komandanti i FSK-së dhe sekretari i përgjithshëm u përgjigjen me kompetencë.

Plani i Integritetit paraqet dokumentin parimor të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me qëllim të reduktimit të rreziqeve korruptuese në institucion, dhe është në përputhje të plotë me bazën ekzistuese ligjore të Republikës së Kosovës, e cila promovon qeverisjen e mirë dhe parimin e meritës në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe shpenzimet e parasë publike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...