Ministri i Arsimit ngushëllon familjen Cakolli

15 Shtator 2016 - 15:43      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka dërguar sot një telegram familjes Cakolli, me rastin e vdekjes së Heset Cakollit.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj, thuhet në ngushëllimin e ministrit të Arsimit. Ai ishte një nga pedagogët e palodhshëm dhe kështu u bë një nga emrat më të çmuar të arsimit të lartë.

Në historinë e Kosovës, emri i Heset Cakollit nuk do të mbetet vetëm brenda kufijve të arsimit, sepse ai ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.

Personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë profesor Cakollin, thuhet në këtë ngushëllim të ministrit Bajrami, dërguar edhe në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...