Kryekuvendari Veseli ngushëllon familjen Cakolli

15 Shtator 2016 - 14:54      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e ish-deputetit, tashmë të ndjerë, Heset Cakolli.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Heset Cakollit, ish deputet në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës, thuhet në ngushëlli.

Familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Heset Cakolli është një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, aktit më të lartë politik, me të cilin u realizuan synimet shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi.

Përveç kësaj, Heset Cakolli ka dhënë një kontribut të çmuar në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës, e cila nxori ligjet e para të shtetit të pavarur të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi për të! – përfundon telegrami ngushëllues i kryetarit Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...