
15 Shtator 2016 - 14:52
Jashari, ministren rreth punëve, aktiviteteve dhe angazhimeve në kuadër të institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe shprehu përkushtimin për bashkërendim të aktiviteteve dhe punëve tjera të përbashkëta, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Në takim, Hoxha theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin, komunikimin dhe koordinimin e afërt me Avokatin e Popullit, mediat, shoqërinë civile, si dhe qytetarët, me qëllimin e vetëm promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan si tejet të rëndësishme bashkëpunimet e deritanishme në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në forcimin e kornizës ligjore për të drejtat e njeriut, si dhe informimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët. Të dyja palët u dakorduan që të punohet edhe më tej në forcimin e bashkëpunimit edhe në forma më konkrete.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...