ATK e Kosovës dhe ajo e Malit ë Zi këmbejnë përvoja

15 Shtator 2016 - 14:51      

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim Miomir M. Mugosa, drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Malit të Zi.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në ATK, si dhe mundësin e rritjes së bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Malit të Zi dhe Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të këmbimit të përvojave në fushën e tatimeve, me theks të veçantë, menaxhimi i rrezikut, si dhe modulet që përdoren për lehtësimin e proceseve të punës.

Mugosa tha se administratat do të vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të ndarjes së përvojave më të mira, drejt modernizimit të këtyre dy institucioneve. Gjithashtu, do të mbahet një punëtori për trajtimin e çështjeve të Sektorit bankar dhe institucioneve financiare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...