Nora Shaqiri e pyet Zaevin: Pse qenka më pak e vlefshme se Muhamed Zeqiri?

15 Shtator 2016 - 14:42      

Shkup, 15 shtator - Nora Shaqiri e pyet liderin e LSDM-së, Zoran Zaev pse është më pak e vlefshme nga Muhamed Zeqiri?

Punësimi i Muhamed Zeqirit në LSDM i revoltoi anëtarët dhe simpatizuesit e partisë opozitare.

Nënkryetari shumëvjeçar dhe deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli, nuk ka qenë i vetmi i papunësuar. Pas kësaj çështje u paraqit edhe Nora Shaqiri, e cila nuk e ka të qartë pse ajo për Zaevin është më pak e vlefshme se Zeqiri.

Pasi që Shaqiri e thirri, Zaev iu përgjigj se ai nuk e ka ditur se ajo ka nevojë për angazhim dhe punë, dhe e thirri në kafe tek ai në parti.

“Zoki faleminderit për ftesën. Do të pimë kafe patjetër. Aq shumë kam folur publikisht ashtu që nuk e di se si nuk ke dëgjuar”, i ka shkruar Nora Shaqiri liderit të LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Pas heshtjes katërditore nga LSDM, partia më e madhe opozitare më në fund vërtetoi se Muhamed Zeqiri është në listën partiake për pagesë. Informacionet që “Kurir” i publikoi qysh të shtunën, se gazetari i cili për 24 orë u transformua nga i pavarur në anëtar të Këshillit Qendror të LSDM-së dhe është në listën për pagesë të LSDM-së, u dëshmuan si të vërteta.

Informacionet e këtilla personalisht i vërtetoi njeriu i parë i partisë Zoran Zaev, i cili në intervistën e djeshme për TV NOVA deklaroi se Zeqirit “i kanë dhënë rrogë që mos t’ia lënë fëmijët të uritur pasi që e ka lënë punën që të ndihmojë”.

Duke i komentuar shkrimet se Jani Makraduli është i papunë, Zaev thotë se Makradulit i është ofruar përmes partisë t’i gjendet punë.

“Jani ka pasur oferta për punë në parti dhe oferta për disa punë ku partia ka mundur të ndihmojë”, tha Zaev.

Zaev megjithatë nuk ka zbuluar edhe disa anëtarë tjerë të Këshillit Qendror të partisë që ashtu si Zeqiri janë na listën për pagesë të LSDM-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...