15 Shtator 2016 - 14:31
Në kumtesë ajo tërheq vërejtjen se çdo vonesë eventuale në paga për të punësuarit e RTK-së, do të jetë e papranueshme dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet ligjore.
SPRTK ka thënë se në vazhdimësi ka ngritur zërin kundër shpenzimeve të pakontrolluara dhe pa mbulesë financiare, të cilat për fat të keq po vazhdojnë edhe në këtë kohë.
Ajo kërkon nga Menaxhmenti që të përmbushë rekomandimin e Auditorit Gjeneral për ngrirjen e punësimeve të reja dhe të shfrytëzojë resurset e brendshme të RTK-së.
Sindikata, sipas kumtesës që e ka nënshkruar Fadil B.Hoxha, kryetar i SPRTK-së ka bërë edhe këto kërkesa nga udhëheqja e këtij mediumi :
Të stopojë lidhjen e kontratave të reja me Producentë të Pavarur të cilat krijojnë obligime shtesë financiare,
Të shfrytëzojë resurset teknike të RTK-së dhe të heqë dorë nga shpenzimet për qiramarrje të pajisjeve të jashtme teknike.
Të ndalë rrënimin e strukturës organizative të RTK-së si dhe kërkon që reforma organizative të bëhet në ambient transparent dhe në prani të të gjitha palëve, përfshirë Sindikatën, e jo për nevoja të individëve të caktuar.
Nga Kuvendi i Kosovës, SPRTK përsëri kërkon që të ndërhyjë dhe ta marrë në mbrojtje Transmetuesin Publik, i cili për tash e sa kohë është lënë në mëshirën e personave të papërgjegjshëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...